VMRO-ja nuk ka çfarë të ofrojë tjetër, thotë Mariçiq për kërkesën e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në  emisionin “360 Gradë” në Alsat ka komentuar kërkesat e liderit të VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme. Sipas Mariçiq, kërkesa të tilla janë për faktin se partia opozitare nuk ka asgjë konkrete që mund t’i ofrojë popullit.

“Përpjekja e dështuar për të rrëzuar qeverinë në parlament në nëntor, së bashku me dështimin e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së, ushtron presion mbi ta që të këmbëngulin në zgjedhje sepse nuk kanë asgjë tjetër për të ofruar,” tha Mariçiç. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button