VMRO-ja nuk shpalos planin “B” kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Edhe pas disa javëve protesta nëpër disa qytete të vendit, partia opozitare VMRO-DPMNE nuk tregon nëse ka ndonjë plan B apo do të radikalizojë veprimet e saj kundër qeverisë Zaev, të cilën e akuzon për tradhti në përpjekjet e saj për kontestin me Bullgarinë. Pavarësisht disa tentativave për të marr qëndrim nga partia opozitare mbi zgjerimin e veprimeve të tyre kundër qeverisë, apo edhe idesë për interpelancë ndaj qeverisë, nga VMRO-DPMNE sot zgjodhën të heshtin. Në pyetjet e televizionit ALSAT nuk u përgjigj as lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski. Ditë më parë, eksponentë të partisë së Mickoskit deklaruan se mocioni i mosbesimit është njëri ndër hapat e mundshëm, duke besuar se kryeministri Zaev nuk gëzon mbështetjen e partnerëve të koalicionit. Partia opozitare kishte paralajmëruar edhe interpelancë për kryeministrin, ministrin e jashtëm dhe atë për Eurointegrime, por deri tani nuk ka nismë konkrete në Kuvend. VMRO-ja kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev, dhe thuajse çdo ditë është në rrugë me protesta, por deri tani, nuk ka shpalosur ndonjë plan konkret lidhur me kushtëzimin e qeverisë, veçanërisht lidhur me kontestin me Bullgarinë.

LEXO EDHE:

Back to top button