VMRO-ja s’heq dorë nga shfuqizimi i regjistrimit

VMRO-DPMNE-ja nuk heq dorë nga ideja e mbledhjes së nënshkrimeve për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, në rast se miratohet versioni i propozuar. Sipas partisë opozitare, LSDM-ja ka marrëveshje koalicioni me BDI-në për falsifikimin e regjistrimit.

VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE-ja nuk e mbështet këtë propozim për regjistrim dhe thekson se do të fillojë nismë për mbledhjen e nënshkrimeve në Ministrinë e Drejtësisë dhe pastaj atë iniciativë do ta dorëzojë në Kuvend dhe do të kërkojë shfuqizimin e Ligjit për regjistrim.”

Sipas LSDM-së, shteti ka regjistër elektronik të popullsisë i cili do të jetë i lidhur me pajisjet për regjistrim dhe të dhënat do të krahasohen me të dhënat e 10 institucioneve të tjera, që do të thotë se nuk e mundur të regjistrohen persona që nuk ekzistojnë. Për përgjegjshmëri bën thirrje edhe Ministria e Drejtësisë, si bartës i propozim-ligjit.

Ministria e Drejtësisë

“Qeveria me opozitën ka biseduar për Ligjin për regjistrim që në vitin 2019. Vlerësojmë se është e nevojshme që të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe të marrim pjesë në operacionin statistikor, nga rezultatet e të cilit do të varen politikat zhvillimore afatgjata të shtetit. Kjo është në interes, para së gjithash, të qytetarëve. Thirrjet për bojkot nuk janë në atë drejtim dhe i konsiderojmë si papërgjegjësi.”

Për regjistrimin është deklaruar edhe Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas kreu të shtetit, nuk ekziston terminologji politike “bojkotim i regjistrimit” dhe ky proces duhet të ndodhë për shkak të politikave socio-ekonomike.

 “Nëse përpiqeni me një retorikë të caktuar të thoni se ne nuk jemi aq sa do të tregojë nesër regjistrimi dhe për këtë keni agjendë të fshehur politike, është mirë që këtë ta thoni më herët dhe jo pas regjistrimit. U siguroj se nuk ekziston terminologji politike që shfrytëzon shprehjen “bojkotim të regjistrimit”. Nuk ekziston. Ju mundeni të mos i pranoni rezultatet, ajo është legjitime, por, nuk ekziston shprehja “do t’i ftojmë qytetarët ta bojkotojnë regjistrimin”. Kjo deri tani nuk ka ndodhur në politikën evropiane- deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Nëse një pjesë e qytetarëve bojkotojnë regjistrimin, kjo nuk do të ishte hera e parë. Regjistrimin e vitit 1991 e bojkotuan një pjesë e qytetarëve, kryesisht të përkatësisë etnike shqiptare. Regjistrimi fundit në vend është bërë në vitin 2002.

Fatlume Dervishi

 

LEXO EDHE:

Back to top button