VMRO-DPMNE mbajti tubim në komunën e Velesit, kandidati i këtij koalicioni, Marko Kolev, shpalosi para banorëve programin e tij me të cilin synon besimin e qytetarëve të Velesit.
Ai tha se gjatë mandatit të parë janë vendosur themelet, duke i zgjedhur disa probleme shumë vjeçare, ndërsa në mandatin e dytë do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, por me përkushtim akoma më të madh dhe me projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Do të punojmë me projekte me rëndësi kapitale për komunën. Ndërtim i një ure të re në fshatin Bashinë, rrethrrotullim për Velesin, përfundim të ndërtimit të garazhit nëntokësor me kate dhe sheshit në Veles. Ripërtëritje ekologjike dhe mbrojtje të liqenit ‘Rinia’, ndërtim të parkut pyjor në lagjen Keramidna dhe rikonstruim i parkut të qytetit, rikonstruim i objektit të zjarrfikësve dhe hapje e shtëpisë së kulturës. Do ta përforcojmë infrastrukturën me rikonstruim të rrugës nga Otovica deri në Sojatllarë, rikonstruim të rrugës nga Çallosheva deri në Durutovec, rikonstruim të hyrjeve në fshatrat Karasllar dhe Bashinë”, tha Marko Kolev, Kandidat për kryetar të komunës së Velesit./ Alsat.mk








