VMRO: Për 2 vjet Filipçe fitoi 150 mijë euro

VMRO: Për 2 vjet Filipçe fitoi 150 mijë euro

Venko Filipçe ka deklaruar më shumë pasuri si deputet sesa kur ishte ministër. Nga lista anketuese e Venko Filipçes rezulton se pasuria e tij është rritur për 150 mijë euro për dy vite e gjysmë. Këtë sot e tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së. Sipas Mitevas, përllogaritjet nga anketa e fundit e Venko Filipçes, e dorëzuar më 28 qershor 2024 në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit si deputet, tregojnë se ai posedon pasuri në vlerë prej 850 mijë euro. VMRO-ja i bën thirrje Prokurorisë Publike që seriozisht të merret me pasurinë e Venko Filipçes, se si papritmas shfaqet një pronë e vjetër e tij, të cilën ai nuk e kishte raportuar më parë.

“Deputeti Venko Filipçe në vitin 2024 ka raportuar se posedon pronën në vijim: Banesa në Shkup në vlerë prej 12 milionë denarë të fituar me trashëgimi në vitin 2016, të cilën nuk e ka raportuar kur ka qenë ministër dhe sipas asaj që ka deklaruar e ka fituar para marrjes së detyrës. Banesën e dytë në Shkup e ka fituar me trashëgimi në vitin 2016 në vlerë prej 3 milionë denarë, të cilën nuk e ka deklaruar as gjatë kohës sa ishte ministër. Dy banesa në Shkup në vlerë prej 12 milionë denarë, të fituara me kontratë për ndërtim në vitin 2017, të cilat nuk i ka raportuar në listën anketuese sa ishte ministër, dhe një apartament në Qendër në vlerë prej 3 milionë denarë i blerë në vitin 2008 me kontratë shitblerjeje të cilën ai gjithashtu nuk e ka deklaruar kur ishte ministër”, deklaroi Marija Miteva – Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button