VMRO: Pushteti po na mbyt me ndotjen e ajrit

Dhjetëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së partisë opozitare të VMRO DPMNE-së për të protestuar kundër ajrit të ndotur. Folësja e këtij aktiviteti protestues tha se numri kaq i vogël i pjesëmarrësve është bërë me qëllim të ruajtjes së distancës nga CoVid-19.
Protestuesit me parullla në duar dhe fishkëllima shprehen revolten e tyre kundër politikave, siç i silësuan ata, të gabuara të pushtetit në përmirësimin e cilësisë së ajërit në vend. Para godinës së Qeverisë, aktivistët partiak vendosën kavanoza me ajër të pastër, duke përcjell mesazhin që oksigjeni është më i rralli që mund të gjindet në ajrin e kryqytetit.
Nga VMRO DPMNE thanë se pushteti duhet të ndaj më shumë para për të ndaluar ndotjen enorme të ajrit, ku sipas Jelena Zhugiq, stacionet e matjes së ndotjes, jo vetëm në Shkup por edhe në Manastir, Tetovë, Kërçovë dhe qytete të tjera, tregojnë 5-6 herë sasi të rritur të grimcave PM-10 në ajër.
https://www.youtube.com/watch?v=A3X6WLD1AG8&fbclid=IwAR39rtSQM7VWDRO1SERn1rPuWgArhZn561wn0eNwZKbZhQym7hm6HnIaKNw
Ajri i ndotur vret kur pushteti është i paaftë. Zoran Zaev para 4 vitesh premtoi se kur do të vinte në pushtet menjëherë do të përmirësoj kualitetin e ajrit dhe do të zvogëloj ndotjen. Zoran Zaev premtoi se shteti do të investojë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe ajrit atmosferik. 4 vjet më vonë, Zoran Zaev nuk ka zbatuar asnjë masë për të zvogëluar ndotjen. Maqedonia mbyt çdo dimër. Banorët e Shkupit marrin frymë me helm në vend të ajrit. As Zaev dhe as Shilegov si kryetar i Shkupit nuk bënë asgjë konkrete për të ulur ndotjen- deklaroi Jelena Zhugiq, VMRO DPMNE.
Përgatiti: Adnan Qaili

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button