Cana: Kërkesa për shtretër në Klinikën Infektive, rëndon punën e stafit mjekësor

Kërkesat e shtuara për tu shtruar për kurim në spital të të prekurve nga Kovid-19, ka rrënduar punën e stafit mjekësor në Klinikën Infektive. Sipas mjekut Fadil Cana nuk është e mjaftueshme as ndihma shtesë që i është ofruar Klinikës Infektive dhe spitalit modular.

Stafi është i kufizuar. Stafi i cili mund të shërbej numër të caktuar të të shtruarve në kushtet spitalore. Tash në ditët e fundit ne kemi një ndihmesë shtesë nga personeli shëndetësorë edhe për spitalin modular që është në kuadër të Klinikës Infektive por ajo që shihet në organizimin e brendshëm, shihet se edhe ai staf është i pamjaftueshëm sepse numri i kërkesës për tu shtruar në spital është më i madh se sa ajo që mund ne ta menaxhojmë- tha Cana.

LEXO EDHE:

Back to top button