VMRO: Qeveria reagoi, Gostivari kishte problem prej vitesh

VMRO-DPMNE-ja thonë se me vite Filipçe dhe qeveria e udhëhequr nga partia e tij morën raporte nga institucionet shtetërore se uji në Gostivar nuk është i pijshëm, por se e kanë fshehur atë dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë. Sipas tyre, problemi në Gostivar nuk është nga sot, por nga dekada neglizhence nga autoritetet lokale.

“Filipçe, BDI dhe partia e Taravarit duhej ta kishin marrë menjëherë çështjen në duart e tyre, por për shkak se janë të paaftë, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE siguroi ujë teknik për përdorim në kohë rekord, dhe ne gjithashtu marrim ujë të pijshëm në shishe çdo ditë. Prokuroria Publike duhet të hetojë heshtjen e Filipçes dhe qeverisë së LDS-së, e cila lejoi që banorët e Gostivarit të helmoheshin për vite me radhë pa e ditur se çfarë i shkaktoi sëmundjet e tyre. – Martin Andonovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button