VMRO: Raporti i KE-së tregon neglizhencën e Qeverisë

VMRO: Raporti i KE-së tregon neglizhencën e Qeverisë

VMRO DPMNE thotë se Raporti i Komisionit Evropian, tregon neglizhencën sistematike të Qeverisë ndaj reformave. Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i partisë, Stefan Andonovski tha se në raport, është shprehur se nuk ka përparim në zbatimin e rekomandimeve nga raporti i vitit të kaluar, veçanërisht për administratën publike.

“KE përmend edhe abuzimin me flamurin evropian në miratimin e ligjeve me procedure të shkurtër. Sipas KE-së, këto ligje duhet të kufizohen ndjeshëm pasi ato reduktojnë mundësitë për procese legjislative gjithëpërfshirëse dhe debate domethënëse. Raporti vlerëson gjithashtu se puna e Kuvendit është ndërprerë nga polarizimi politik, i cili ka vonuar miratimin e shumë ligjeve. Gjithashtu theksohet se nuk ka pasur progres të dukshëm në zbatimin e detyrimeve të marra gjatë raundit të tretë, ciklit të tretë të “Dialogut Jean Monet” që nga fillimi i vitit 2020”, deklaroi Stefan Andonovski, VMRO DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button