Von Cramon i reagon Kurtit për votimin në Shqipëri: S’mund ta kuptoj, e papranueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti votoi në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri.

Në një shkrim në Twitter, Cramon votimin e Kurtit e ka konsideruar të papranueshëm.

Ajo ka thënë se nuk e kupton këtë veprim të kryeministrit të Kosovës, teksa ka kujtuar se në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia dhe Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, u shpreh ajo.

Ndërkaq Kurti, pas votimit ka bërë thirrje që të votohet për të gjitha ata që kanë pasaportë shqiptare.

“Sot është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur. E diel me diell. Moti është i mirë. Kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button