Von der Lajen dhe Zaev besojnë në zgjidhjen me Bullgarinë dhe fillimin e negociatave deri në fund të vitit

Presidentja e KE-së shprehu se qëllimi I tyre është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë procesin e pranimit në BE para fundit të vitit.

“Qëllimi ynë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë procesin e pranimit para fundit të vitit. KE po bisedon me Shkupin dhe Sofjen për kapërcimin e bllokadës” tha presidentja e Komisionit Evropian Von der Lajen.

Kryeministri Zaev nga ana tjetër, shprehu besimin se një marrëveshje me Bullgarinë, e bazuar në vlerat evropiane dhe respektimin e çështjeve të identitetit mundë të arrihet deri në fund të vitit duke përdorur si bazë propozimin e presidencës portugeze të marrë nga presidentit aktual Sllovenija

“ Unë sinqerisht besoj, siç është shpresa e KE-së se ne me të vërtetë mund të gjejmë zgjidhje deri në fund të vitit, domethënë deri në fund të dhjetorit, një zgjidhje që është e bazuar në vlerat evropiane, rregullat evropiane ku çështjet e identitetit janë shumë të rëndësishme dhe respektohen. Ne i çmojmë të gjitha identitetet evropiane këtu, ne duam që identiteti ynë maqedonas me gjuhën maqedonase të ushqehet. Më vjenë mirë që kemi sinjale pozitive në atë pjesë të fushës më të rëndësishme në të cilën diskutohet. Pjesa tjetër i referohet udhërrëfyesit përmes të cilit ne do të përmirësojmë bashkëpunimin dhe do ta përshpejtojmë atë në përputhje me marrëveshjen për miqësinë, fqinjësinë e mirë dhe brenda janë pikërishtë dy shënimet për emrin e  shkurtër dhe të gjatë, për mosndërhyrjet në punët e brendshme dhe të ngjajshme. Fryma e miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë duhet të ushqehet nga të dyja palët. Jo vetëm ng apala jonë, jo vetëm nga pala bullgare, nga të dyja plët duhet, sepse ne jemi vërtetë fqinjë të parë, kemi bashkëpunim të mirë dhe besoj se këtë i’a kemi borxh brezave të ardhshëm”, tha kryeministri Zaev.

Ai nënvizoi se procesi i Berlinit është gjëja më e mirë që I ka ndodhur Ballkanit Perëndimorë në rrugën drejtë anëtarsimit në BE dhe beson se kancelari I ardhshëm gjerman do të vazhdojë procesin e Berlinit, por, thotë ai, gjithmonë ne mundë të bëjmë diçka më shumë, dhe se aktualisht po e bëjmë atë në mënyrë bilaterale me të gjitha vendet.

LEXO EDHE:

Back to top button