Von der Leyen sot viziton Kosovën

Von der Leyen sot viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në mëngjes do të mbërrijë në Kosovë, në kuadër të një turneu vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Bëhet e ditur se në Prishtinë do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit të sajë në Kosovë, shefja e KE-së pritet të shprehë mbështetjen e BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor në luftimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket energjisë.

Pas Kosovës, shefja e KE-së do të udhëtojë në Shqipëri ku do të ketë takime me krerët e shtetit shqiptarë. Ndërsa më pas do të udhëtojë edhe në Bosnje e Hercegovinë, Serbi si dhe në Mal të Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button