Aktori i njohur Roberto Benigni feston 70-vjetorin

Aktori i njohur Roberto Benigni feston 70-vjetorin

Roberto Benigni është aktor komik, regjisor dhe skenarist i shumë filmave të kinemasë italiane. Interpretues i monologjeve popullore dhe ironike, ai është kthyer në një nga personazhet më të njohur dhe më të vlerësuar publikë në Itali dhe në botë.

Interpretimet e tij kinematografike dhe paraqitjet e tij televizive sjellin në skenë një personazh të gëzueshëm dhe vrullshëm, duke qenë gjithmonë i paparashikueshëm në daljet e tij publike.

Fitoi dy çmime Oskar me filmin e tij të famshëm “La vita e bella”, si aktori më i mirë protagonist dhe si regjisori më i mirë i vitit. Benigni është i përkushtuar si leximit dhe interpretimit të “Komedisë Hyjnore” të Dante Alighierit dhe çdo dalje e tij në Rai ka prekur rekordet në numrat e audiencës.

LEXO EDHE:

Back to top button