Von der Leyen uron Ukrainën: BE-ja do të qëndrojë pranë jush

Von der Leyen uron Ukrainën: BE-ja do të qëndrojë pranë jush

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar Ukrainën, me rastin e shënimit të 31-vjetorit të pavarësisë.

Ajo, përmes një postimi në twitter, ka thënë se Bashkimi Evropian do të qëndrojë gjithmonë pranë Ukrainës.

“Të dashur qytetarë të Ukrainës, ne kurrë nuk mund të krahasojmë sakrificat që po bëni çdo ditë.

Por ne mund dhe do të qëndrojmë pranë jush. BE-ja ka qenë me ju në këtë luftë që në fillim. Dhe ne do të jemi për aq kohë sa të duhet”, ka shkruar von der Leyen.

LEXO EDHE:

Back to top button