Vrasja e mjekut, Prokuroria me apel: Institucionet të përmbahen nga shpërndarja e informacioneve

Vrasja e mjekut, Prokuroria me apel: Institucionet të përmbahen nga shpërndarja e informacioneve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev deklaroi sot se mjeku Aco Trpovski nuk është është vrarë në automjetin e tij por është vrarë në një vend tjetër. Nga Prokuroria thonë se nuk mund ta konfirmojnë deklaratën e zv. ministrit dhe se nuk mund të japin detaje.

Në pyetjen nëse deklarata e Bojmacalievit del nga autopsia, nga Prokuroria thonë se institucionet në këtë fazë duhet të përmbahen në shpërndarja e informacioneve.

“Dhënien e detajeve në këtë rast e ka MPB, ndërsa Prokuroria Publike i ka dhënë të gjitha urdhrat dhe udhëzimet për zbulimin e kryerësve të veprës dhe zbardhjen e plotë të rastit. Me atë se MPB ende nuk e ka identifikuar kryerësin e veprës penale, Prokuroria nuk është në mundësi që të jap detaje dhe ta dëmtojë procedurën. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve që në këtë fazë të përmbahen nga shpërndarja e informacioneve”, thonë nga Prokuroria për “Fokus”.

LEXO EDHE:

Back to top button