Vrasje makabre në Zagreb, babai vret tre fëmijët e tij

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisëm, shkruan gazeta kroate “Dnevnik”. Sipas informacioneve të mediumeve vendase, në lagjen Millanovi të Kroacisë, policia ka gjetur tre fëmijë të mbytur si dhe babanë e tyre i cili ka tentuar të vetëvritet. Mediumet shkruajnë se gjatë kohës së kryerjes së krimit, nëna e fëmijëve nuk ka qenë në shtëpi, pasi që prindërit kanë qenë të ndarë, ndërsa fëmijët po kalonin vikendin me babanë e tyre.

“Rreth orës 02:00 në Milladinovi, pas informacioneve të marra për vetëvrasje, në banesë është gjetur një mashkull që ka tentuar të vetëvritet, pas çka është dërguar në spital”, thonë nga Policia Kroate.

Policia nuk jep informacione zyrtare në lidhje me vdekjen e fëmijëve.

“Tre fëmijë pa shenje jete janë gjetur në banesë, ndërkaq dyshohet për kryerjen e veprës penale-vrasje”, thotë  Policia Kroate.

Bëhet fjalë për dy viktima binjak, motër e vëlla të moshës shtatë vjeçare, dhe një djalë tjetër i moshës katër vjeçare. Babai i fëmijëve mendohet se punon për një kompani konsultuese austriake.

 

LEXO EDHE:

Back to top button