Vritet në Gjilan një 50-vjeçar nga Bujanovci

Një 50 vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e kësaj të diele në Gjilan. Viktima ishte duke pirë kafe kur dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe kanë ikur. Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë drejtim të stacionit të autobusëve”, tha Hashani.

Hashani mes tjerash bëri të ditur se të gjitha njësit janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima e cekur është pa shenja jete.

LEXO EDHE:

Back to top button