Vuçiç: Deklarata për Kosovën, e saktë dhe precize

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deklarata e tij se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë, është e saktë dhe precize”. “Unë thashë që konflikti në Nagorno Karabak ka qenë i ngrirë dhe më pas është shkrirë dhe se kushdo në të ardhmen mund të na çojë drejt një katastrofe dhe deri te një konflikt, gjë që nuk na nevojitet. Me këtë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqen dhe të bëjmë zgjidhjen me kompromis. Për çdokënd kjo ishte e qartë”, tha Vuçiç. Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës Hoti tha se deklaratat e tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

Deklaratat e dhëna dje nga pala serbe, nga fqinji i jonë veri janë jo adekuate. Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë në frymën për të cilën jemi dakorduar që të punojmë së bashku në proceset e dialogut. Mbi bazën e kësaj ne kemi lëshuar dje një qëndrim zyrtarë të Qeverisë së Kosovës karshi kësaj duke qenë të matur dhe konstruktiv, duke treguar qartë se koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura që i kemi dy vendet tona, duhet t’i zgjidhim përmes dialogut, nuk ka rrugë tjetër, çdo deklaratë tjetër vetëm krijon situatë të panevojshme. Mesazhet e Qeverisë tonë janë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe vendosmërisë për të ruajtur sovranitetin e vendit me të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese, si dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar – deklaroi Avdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button