Filipçe: Nxënësit e drejtimit të infermierisë nuk do të angazhohen në repartet me Covid-19

Pas reagimeve të djeshme në publik lidhur me planin e autoriteteve shëndetësore që nxënësit nga drejtimi i infermierisë nga viti i katërt në shkollën e mesme të mjekësisë të angazhohen për trajtim të pacientëve me Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot reteron. Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se nxënësit do të angazhohen në repartet ku nuk ka pacient me Covid-19, me qëllim që infermieret me më shumë eksperiencë të angazhohen në repartet më të rrezikshme.

Në lidhje me: Shqyrtohet që nxënësit e vitit të katërt në drejtimin e infermierisë, stazhin ta kryejnë në Kovid-qendra

“Gjatë ditës së djeshme kishte reagime, ne biseduam edhe disa herë edhe me një pjesë të prindërve të nxënësve por edhe me drejtoreshën e shkollës së mesme të mjekësisë, një prej opsioneve është që ata të kyçen në repartet ku nuk ka pacient me Covid-19, në mënyrë që ata, infermieret me më shumë eksperiencë të punojnë me pacientë me Kovid. Gjithsesi, ditëve në vijim do të merret vendimi përfundimtar, që nuk do të jetë i obligueshëm, sigurisht do të arrihet përmes marrëveshjes nga të gjitha palët”, deklaroi ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button