Vuçiq: Askush nuk më kërcënon mua, por e kërcënojnë Serbinë

Vuçiq: Askush nuk më kërcënon mua, por e kërcënojnë Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacionit (BIA) dhe 123 vjetorin e themelimit të Departamentit për Çështje Konfidenciale të Policisë në Serbi.

Para gazetarëve, Vuçiqi foli edhe për Kosovën, duke thënë se qëllimi përfundimtar i bashkësisë ndërkombëtare është anëtarësimi i Kosovës në OKB.

“Të përsëris, nuk më kërcënon askush mua si Aleksandar Vuçiq, por e kërcënojnë këtë vend. Ata nuk duan që ky vend të mbetet dëshmi e gjallë e arrogancës, hipokrizisë dhe politikës së gabuar të dikujt. Këtij vendi do t’i duhej të bënte vetëm sakrifica për të korrigjuar gabimet e veta dhe për të vërtetuar të gjitha gjërat e këqija që u bënë dy dekada e gjysmë më parë. Por hej, nga rënkimi, qarja dhe vajtimi nuk ka asgjë. Na mbetet të luftojmë. Dhe më lejoni të përsëris, nëse nesër do të vendosnim sanksione kundër Rusisë, për tri ditë ata do të flisnin se jemi bërë pjesë e familjes evropiane të kombeve dhe pastaj do të na kërkonin të kalonim në anën e duhur të historisë. Dhe ana e duhur e historisë është ajo që thonë ata – të heqim dorë nga Kosova”, tha presidenti serb.

Sipas tij, ndërkombëtarët po i dërgojnë porosi Serbisë që të heq dorë nga Kosova për të përfituar ndonjë dhuratë të vogël.

“Nëse refuzoni, atëherë keni probleme. Asgjë nuk mjafton. Ata thonë se problemi janë refugjatët. Nuk ka problem, do të heqim regjimin pa viza. Ne do t’i zgjidhim ato probleme, por nuk do të mjaftojë, nuk do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse i shqetëson që ka një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e opinionit të lirë, dhe nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka shkelur në tokën e të tjerëve. Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam mizorisht, më keq se Iraku dhe Afganistani. Sepse ata nuk e ndanë Basrën dhe Kandaharin”, u shpreh Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button