Vuçiq flet pas takimit: Kurti më pyeti kur do ta njohim Pavarësinë e Kosovs

Tashmë ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësim të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Menjëherë pas këtij takimi, presidenti serb Vuçiq është deklaruar për media, ku ka thënë se në takim ka pasur ‘provokime nga ana e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se Kurti e ka pyetur kur do ta njoh ai pavarësinë e Kosovës.

“Ai erdhi, por nuk u pajtua për asgjë. Më pyeti kur do ta njohim Kosovën dhe unë i thash kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, ai tha se delegacioni i Kosovës nuk dëshiron të flas për Asociacionin, e as t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

“Ata janë thirrur në incidente që thonë se kanë ndodhur atje, siç ishte liturgjia në kishë. Kemi folur edhe për persona të zhdukur dhe unë kam folur për atë se sa është e rëndësishme t’i identifikojmë lokacionet ku ndodhen këta trupa. Kemi kërkuar që të bëhen gërmime në nëntë lokacione, por ata kanë refuzuar”, ka thënë Vuçiq tutje.

Aktualisht po pritet një konferencë për media e të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Për takimin në Bruksel, ende nuk është deklaruar as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button