Vuçiq paralajmëron armatim të ri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake. “Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. “, shkroi Vuçiq në Facebook. Ai tha se si komandant suprem i Forcave të Armatosura Serbe, ka propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e këtyre forcave. Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve “fluturuese”. Vuçiq tha se këto masa synojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button