Vuçiq: Serbia mbetet mik i sinqertë i Sllovakisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij mbetet një mik i sinqertë dhe një partner i besueshëm i Sllovakisë, e cila siç tha ai duke iu referuar Kosovës “vazhdon në pozicionin e saj parimor të respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit” të vendit të tij.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati me Ambasadorin e Sllovakisë, Fedor Rosoh.

Vuçiq gjithashtu falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Mediat i Presidentit të Serbisë.

Ambasadori Rosoha vuri në dukje se, gjatë mandatit të tij diplomatik në Beograd, ai dëshiron të kontribuojë sa më shumë që të jetë e mundur në bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, dhe deklaroi se interesi i investitorëve nga Sllovakia është rritur, dhe paraqiti investime dhe projekte të mundshme.

LEXO EDHE:

Back to top button