Vullkani në Spanjë shkakton mbylljen e aeroportit në ishullin La Palma

Një re hiri nga një vullkan shpërthyes ka shkaktuar mbylljen e aeroportit në La Palma në ishujt Kanarie të Spanjës.

“Cumbre Vieja” filloi të shpërthejë një javë më parë dhe ka detyruar 7,000 njerëz të evakuojnë shtëpitë e tyre.

Llava e këtij vullkani ka shkatërruar 420 ndërtesa dhe ka mbuluar një sipërfaqe prej 190 hektarësh, sipas të dhënave të fundit.

Të shtunën, nga aeroporti kanë deklaruar se janë mbyllur për shkak të akumulimit të hirit vullkanik pranë objektit. Ky vendim vjen pasi shtatë fluturime u anuluan të premten.

Ditëve të fundit është rritur intensiteti i vullkanit, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se ishullin La Palma do ta shpallë si një zonë të prekur nga fatkeqësitë natyrore të martën e ardhshme, shkruan Euronews.

LEXO EDHE:

Back to top button