Vutsas: Terrorizmi kërcënim për të gjithë shoqërinë

Pas sulmit terrorist në Vjenë, në të cilin u vra 21-vjeçari Nexhip Vrenezi, me origjinë nga fshati Veleshtë, Strugë, sot Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Austrisë në Maqedoni, Georg Voutsas, vizituan familjen Vrenezi. Ata shprehën ngushëllime për familjen dhe thanë se vdekja e Nexhipit ishte një humbje për të dy vendet – Austrinë dhe Maqedoninë, të cilat humbën një qytetar të ndershëm, punëtor dhe besnik. Përndryshe, Nexhipi lindi në Vjenë, i cili dëshironte të studionte mjekësi.

“Do ta citoj kryeministrin Kurc, ne nuk e drejtojmë gishtin drejt një kombi, nuk e drejtojmë gishtin drejt emigrantëve, nuk e drejtojmë gishtin drejt pjesëtarëve të një feje të veçantë. Këto janë raste individuale që radikalizohen”, tha Georg Vutsas – ambasador i Austrisë.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button