Waitz: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë reformat, ndërsa BE-ja duhet të përmbushë detyrimet e saj

Waitz: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë reformat, ndërsa BE-ja duhet të përmbushë detyrimet e saj

Gazetare: Ajnur Bafqari

Në draft raportin vjetor për përparimin e vendit, që do të prezantohet më 26 shkurt para komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti Tomas Vajc vlerëson se procesi i anëtarësimit të vendit në BE aktualisht është i bllokuar, ndërsa përparimi në fushat kyçe si sundimi i ligjit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mbetet i pamjaftueshëm.

“Në këtë kontekst gjeopolitik mund të shfaqen mundësi për ringjalljen dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Megjithatë, procesi do të mbetet i bazuar në meritë dhe i lidhur ngushtë me përparimin në fushat themelore, sidomos në sundimin e ligjit. Prandaj është thelbësore që të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht Qeveria dhe deputetët e shumicës, ta njohin këtë urgjencë të re dhe të fillojnë të japin rezultate të prekshme, bindëse dhe të sinqerta në këto fusha kyçe pa vonesa të mëtejshme”, thotë raporti i Thomas Uajc.

Vajc në draft raport thekson se nuk ka përparim në drejtim të ndryshimeve kushtetuese, pjesërisht për shkak të bllokadave dypalëshe ose kërkesave shtesë nga Bullgaria. Vajc nënvizon se nevojitet vullnet politik nga Shkupi dhe Sofja për tejkalim të ngërçit. Në të njëjtën kohë, Vajc kërkon nga BE-ja dhe shtetet anëtare, ta mbështesin plotësisht Maqedoninë e Veriut e me qëllim tejkalimin e pengesave ekzistuese.

“Duhet ta mbështesim plotësisht vendin, përfshirë përmes angazhimit aktiv diplomatik për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut të përparojë në përmbushjen e obligimeve të saj dhe të kapërcejë pengesat ekzistuese. Mbetem i përkushtuar për të nxitur një shumicë të qëndrueshme, konstruktive, pro-evropiane, pro-demokratike dhe pro-zgjerimit në mbështetje të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet tutje në raportin e Thomas Uajc.

Draft raporti do të shqyrtohet nga grupet politike në mars dhe prill, ndërsa votimi pritet në maj, që më pas të kalojë në seancë plenare. Gjatë këtij mund të pësojë ndryshime. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button