Windows 7 dhe 8.1 mbeten pa përditësime
Sistemet operative të Microsoft, Windows 7 dhe Windows 8.1, do të jenë pa përditësime sigurie dhe mbështetje teknike nga 10 janari.
Kjo do të thotë se ka mbetur shumë pak kohë për rreth 100 milionë përdorues të makinerive që ende përdorin Windows 7 për të kaluar në një sistem operativ më të ri ose përndryshe përballen me rreziqe sigurie nga përdorimi i një sistemi operativ dhe shfletuesi të pambështetur.
Një sondazh i botuar në tetor me 27 milionë pajisje Windows zbuloi se më shumë PC përdorin Windows XP, 7 ose 8 sesa Windows 11.
Sidoqoftë, duhet thënë se Microsoft ka njoftuar përdoruesit me kohë dhe fundi i mbështetjes për Windows 7 u njoftua për herë të parë në vitin 2020. Përdoruesit që ende marrin përditësimet janë në fakt ata që kanë paguar për tre vitet shtesë të arnimeve të sigurisë.