Windows ka një problem të ri të madh, po ju a e keni vërejtur?

Microsoft po heton problemet me aktivizimin e Windows në shumë kompjuterë.

Këto çështje duket se lidhen me vendimin e fundit të kompanisë për të bllokuar çelësat e aktivizimit të Windows 7 dhe Windows 8, në mënyrë që ata të mos mund të përdoren për Windows 10 dhe Windows 11.

Nëse keni një instalim të Windows 10 ose 11 që e keni aktivizuar duke përdorur opsionin e përditësimit falas nga Windows 7 ose 8, është e mundur që ai të çaktivizohet nëse ndryshoni disa pajisje ose edhe nëse përditësoni BIOS-in.

Microsoft vendosi ta bllokojë këtë “vrimë” muajin e kaluar, por duket se ka ende punë të papërfunduar që duhet bërë nëse duan që përdoruesit e tyre të punojnë në pajisjet e tyre pa komplikime.

“Ne jemi në dijeni të këtyre çështjeve dhe raporteve të klientëve dhe po hetojmë këtë çështje. Ata që përjetojnë vështirësi teknike duhet të kontaktojnë mbështetjen e klientit”, tha Windows për The Verge.

LEXO EDHE:

Back to top button