Çmimet e naftës bien për të katërtën javë radhazi: Tregtarët kanë frikë nga dobësimi i kërkesës

Çmimet globale të naftës ranë javën e kaluar për të katërtën herë radhazi dhe tregtarët janë të shqetësuar për kërkesën e dobët në ekonomitë më të mëdha të botës.

Në tregun e Londrës, çmimi i fuçisë ra javën e kaluar me 1.05%, në 80.60 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u ul me 1.65%, në 75.90 dollarë.

Rënia e çmimeve për të katërtën javë radhazi, në një moment duke rënë në nivelet më të ulëta në katër muaj, ishte pasojë e frikës së tregtarëve për dobësimin e kërkesës.

Këtë e treguan të dhënat për rritjen e stoqeve në Shtetet e Bashkuara në javën e kaluar me 3.6 milionë fuçi, shumë më tepër se pritshmëritë e analistëve. Prodhimi mbeti në një rekord prej 13.2 milionë fuçi në ditë.

“Rënia e çmimit të naftës bruto bie ndesh me vlerësimet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), të cilat parashikojnë një furnizim të shtrënguar në tremujorin e katërt”, tha Tamas Varga nga PVM.

LEXO EDHE:

Back to top button