Xhandarmëria serbe në Kosovë, ​Jashari: E papranueshme që nuk kemi veprim institucional


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, konkretisht në Karaçevë të Kamenicës.

Jashari ka thënë se është shqetësuese dhe e papranueshme që ende nuk ka asnjë veprim institucional ndaj hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë.

Ai ka thënë se si anëtar i familjes Jashari i bënë thirrje institucioneve që të marrin veprime konkrete ndaj asaj që ka ndodhur në Karaçevë dhe të mos lejojnë që të përsëriten provokime të tilla.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shqetësuese dhe e pa pranueshme që ende nuk kemi asnjë veprim institucional ndaj hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë.

Pas asaj që ka ndodhur një ditë me parë është dashur që udhëheqësit e institucioneve tona të takohen dhe të marrin masa ndaj provokimit që shteti serb po bënë ende në Kosovë.

Kosova është shtet i pavarur dhe institucionet tona e kanë për obligim që të ruajnë territorialitetin dhe sovranitetin e saj, prandaj për një rast të tillë duhet dhënë përgjegjësi institucionale.

Mijëra dëshmor e martirë, invalid e veteran dhanë jetën e sakrifikuan për lirinë tonë, të cilën duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, brenda territorit tonë shtetëror.

Si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i bëjë thirrje institucioneve tona që të marrin veprime konkrete ndaj asaj që ka ndodhur në Karaçevë dhe të mos lejojnë që të përseriten provokime të tilla.

LEXO EDHE:

Back to top button