Xhemaili, nga Kina rikthehet në Evropë

Blerim Xhemaili, pa zhvilluar asnjë minutë në skuadrën kineze, Shenzen, rikthehet në Evropë. Arsye për largimin e tij, pas vetëm 8 muajsh ishte pandemia e “Covid 19” që ka kapluar Kinën. Pas rifillimit të kampionatit, dy palët nuk gjetën marrëveshje dhe Xhemaili qëndroi jashtë fushës. Lajmi është konfirmuar nga futbollisti, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se “gjërat nuk shkojnë siç dëshirojnë futbollistët, edhe pse me këtë rast kamë njoftuar njerëz fantastik, një kulturë dhe një qytet të jashtëzakonshëm”. Xhemaili ishte pjesë e Cyrihut, Parmës, Torinos, Xhenoas, Napolit , Gallatsarajit, Montrealit dhe Bolonjës, para se kaloi në Kinë.

LEXO EDHE:

Back to top button