Bytyqi: Përgatitëm ndihmë për 5.800 prindër të vetëm, ndërsa të regjistruar janë vetëm 370

Vlerësimet fillestare të Qeverisë nuk përputhen me realitetin. Sipas Qeverisë, janë 5800 prindër të vetëm që kanë nevojë të marrin kartela pagesore, por vetëm 370 prindër të kësaj kategorie janë regjistruar në sistemin e institucioneve. Qeveria do të kërkojë ndihmë nga Ministria e Arsimit në mënyrë që të gjithë prindërit e vetëm të gjenden në listë, por nuk e përjashtojnë mundësinë që prindërit të regjistrohen vetë, në mënyrë që të marrin kartelë prej 6000 denarësh. Nuk është definuar as numri prej rreth 90 mijë kërkuesve pasiv të punës.

“Ne kemi llogaritur numrin e 5800 prindërve të vetëm, por sistemi kryesor për arritjen e këtij numri është Ministria e Punës, atje numri është 370 dhe ne operojmë me 5000. Kjo është arsyeja pse ne i kryqëzuam të dhënat me Ministrinë e Arsimit. Kryqëzimi ndoshta do të jetë në ditën e publikimit të masave, ata që janë rreth 85 mijë, numrat përfundimtarë do të duhet të tregojnë ata që vërtet kanë nevojë. Por, nga ana tjetër kemi numra interesantë për prindërit e vetëm”, tha Fatmir Bytyqi- Zëvendës- kryeministër për çështjet ekonomike.

Qytetarët që tani dëshirojnë të aplikojnë si punëkërkues pasiv, nuk do të marrin kartelë pagesore. Qeveria do të vendosë se në cilën ditë kërkuesit pasivë të regjistruar do të jenë në gjendje të marrin kartelë, që sistemi të mos abuzohet. Sipas Bytyqit, në kartelat e fundit të lëshuara nga shteti, të cilat përfshinin punëkërkues aktiv, kishte qytetarë që kaluan nga pasiv në aktiv, për të marrë ndihmë shtetërore. Lista përfundimtare e qytetarëve që aplikojnë në Agjencinë e punësimit çdo gjashtë muaj, do të duhet të dërgohet nga Agjencia e punësimit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button