Mas: Konferenca BE-NMK, brenda vitit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Haiko Mas tha se Gjermania po bën çmos që konferenca e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të mbahet deri në fund të vitit. Mas nuk dha detaje nëse do të pranohen kërkesat e Sofjes dhe ajo të ndikojë në kornizën negociuese që po përgatitet për Maqedoninë e Veriut. “Ndonëse do të diskutohen edhe në kuadër të BE-së, problemet dypalëshe duhet t’i zgjidhin vetë Shkupi e Sofja” theksoi Mas, gjatë konferencës online për media me Ministrin e Jashtëm, Osmani.

“Sa i përket, emrit, gjuhës, janë tema të detajuara për të cilat po negociohet. Janë çështje që në mënyrë bilaterale duhet të zgjidhen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ata mundohen të gjejnë zgjidhje dhe këtë e mbështesim, që të mund sa më parë të vazhdohet me procesin negociues për Maqedoninë e Veriut, sepse tashmë gjatë po pret. Me Marrëveshjen e Prespës u arrit diçka historike për Maqedoninë e Veriut. Prandaj jam optimist se çështjet që janë hapur shpejtë mund të zgjidhen, megjithatë për këtë nevojiten bisedime të mëtejme si në nivel të BE-së, ashtu edhe mes vetë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë- deklroi Haiko Mas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button