Xhensilën e ‘gjuajnë’ me lule në fytyrë gjatë koncertit

Xhensilën e ‘gjuajnë’ me lule në fytyrë gjatë koncertit

Xhensila Myrtezaj është njëra ndër këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare.

Kjo e bën që ajo të jetë shumë e kërkuar edhe në koncerte.

E tashmë kur jemi drejt verës, ajo është e kërkuar edhe jashtë trojeve shqiptare.

Së fundi ajo ka performuar në shtetin fqinj, Greqi.

E teksa ka performuar, nuk ka munguar edhe një e papritur.

Derisa ishte duke kënduar këngën e saj “Prit pak”, një fans nga publiku i ka “gjuajtur” me një tufë lule në fytyrë.

Ky veprim nuk dihet nëse kishte për qëllim të tregohet pëlqimi ndaj këngëtares apo ndonjë shenjë revolte si një mospëlqim.

Por mbi të gjitha Xhensila e ka pritur mirë, teksa duke buzëqeshur e ka vazhduar performancën e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button