Xhorxh Rasell: Gjërat po shkojmë keq e më keq

Gara e fundit në Majemi ka qenë zhgënjyese për ekipin e “Mercedes”-it, e renditur larg më të mirave. Paraqitja e mirë që makina gjermane bëri në Melburn duket një kujtim, ndërkohë që pas pushimeve “Mercedes” është dukur e avashtë.

“Te makina jonë nuk funksionoi asgjë në Majemi. Jemi duke vuajtur shumë në gjetjen e ekuilibrave të duhur, pasi makina kërcen kudo. Nuk vijnë rezultatet e dëshiruara dhe ky është një mëkat, pasi po punojmë shumë. Sa më shumë që pista bëhej më e gomuar ne bëheshim edhe më të ngadaltë”, tha Xhorxh Rasell, që në garën e Majemit u rendit në vendin e katërt.

 

“Nuk jam aspak i kënaqur me këtë garë dhe shoh që situata është e vështirë. Nuk kemi ritmin e makinave të tjera dhe duket sikur gjërat po shkojnë edhe më keq për ne. Shpresoj që gjërat të zgjidhen sa më shpejt”, tha në fund Rasell.

LEXO EDHE:

Back to top button