Devin Retray është shtruar në spital dhe sipas mediave të huaja është në gjendje kritike, raporton The Sun.
Ai njihet më së shumti për rolin e tij si Buzz McAllister në ekskluzivitetin e filmit kult Home Alone.
Devin, 47 vjeç, u paraqit në gjykatë dhe u akuzua për dhunë në familje nga ish e dashura e tij në dhjetor 2021.
Avokatët e yllit të Hollivudit informuan gjykatësin për gjendjen kritike shëndetësore të aktorit.
Detajet për shëndetin e tij janë ende të paqarta.









