YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Siç raportojnë mediat e huaja, YouTube po punon në një veçori të re për ta bërë më lehtë kalimin e videove nga një pjesë që ju duket e bezdisshme te ajo më interesante.

Bëhet e ditur se funksioni Jump Ahead aktualisht është i disponueshëm vetëm për një grup përdoruesish pasi ende gjendet në faza testuese.

Si veçori eksperimentale që është, kjo do të thotë se qasje në të kanë vetëm abonuesit e YouTube Premium, përcjell Telegrafi.

Por, nëse dëshironi të përdorni funksione të reja të ngjashme, mund të vizitoni faqen e eksperimenteve të YouTube.

Si çdo veçori tjetër e këtij lloji, edhe Jump Ahead do të jetë e disponueshme vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Gjithashtu, ajo pritet të ofrohet në disa video të kufizuara.

LEXO EDHE:

Back to top button