Zaev: Do ketë ndihmë për të gjithë operatorët ekonomikë që do të mbyllen këto dy javë

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjithë operatorët ekonomik të prekura nga kufizimet për parandalimin e përhapjes së Covid-19 do të përfshihen në masat e reja për ndihmë financiare nga Qeveria.

“Të gjithë operatorët ekonomikë që do të mbyllen këto dy javë do të përfshihen në masat e reja. Është paraparë që të mbulohet përqindja e të ardhurave të realizuara në tre muajt e parë të këtij viti në formë të ndihmës direkte”, tha mes tjerash kryeministri Zaev, duke shtuar se objektet gastronomike mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre përmes shërbimit “take away”, respektivisht shërbim në sportel.

LEXO EDHE:

Back to top button