Zaev: Fushatat mediatike, në interes të qytetarëve

" "

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar një takime me drejtuesit e mediave dhe të shoqatave lidhur me publikimin e fushatave në media, siç është ajo për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi nevojën e vaksinimit dhe fushata tjera. Qeveria tha Zaev planifikon formimin edhe të një Fondi për gazetari hulumtuese i cili po ashtu do të jetë në funksion të kampanjave mbi luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Këto komente kryeministri Zaev i bëri gjatë deklaratës së tij për media pas vaksinimit kundër Kovid 19 me vaksinën kineze Sinofarm.

https://www.youtube.com/watch?v=7G0vzWr1MO0

“Besoj se ditëve në vijim do të mbahen mjaft takime dhe mbledhje para së gjithash me shoqatat e mediave por dhe me shoqatat e punonjësve mediatik dhe me të gjithë palët që të gjejmë mënyrë si nevojën e kampanjave publike, siç është tani situata për kampanjë publike për vaksinimin. Të ngrejmë vetëdijen me qëllim që sa më shpejtë të arrijmë imunitetin kolektiv dhe ta mundim pandeminë e Kovid 19”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button