Zaev: Janë caktuar 90 për qind të zv/ministrave


Kreu i LSDM-së, njëherë edhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev theksoi se tashmë ka marrëveshje me partnerët e koalicionit për emërimin e rreth 90 për qind të zëvendës ministrave të ri.

“Zëvendësministrat…90 për qind janë caktuar, për shkak se ende presim përzgjedhjen e kuadrove, secili vend në pushtetin ekzekutiv varet nga kuadri, nuk është vetëm shpërndarja kush ku të marrë nderin dhe përgjegjësinë, por që varet shumë nga vetë kuadri. Për këtë them se rreth 90 për qind tashmë janë caktuar, nëse qeveria zgjidhet në një kohë para nesh, që do të ishte 3,5,7 ditët e ardhshme…varet nga Kuvendi, menjëherë do ta përgatis listën e zv/ministrave dhe do ta dorëzojë në Kuvend.”, tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button