Zaev: Nëse VMRO-ja heq dorë nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, të njëjtën do ta bëjë edhe LSDM


Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev para godinës së Kuvendit theksoi se Kuvendi ka nevojë për pesë nënkryetarë në mënyrë që sa më mirë të përfaqësohen grupet e ndryshme të qytetarëve. Zaev tha se në rast se VMRO-DPMNE-ja me të vërtet dëshiron të ulë numrin  nënkryetarëve të Kuvendit, duhet të heq dorë nga ky post, me çka Zaev siguroi se edhe LSDM-ja do të heqë dorë nga përfaqësuesi i tyre për nënkryetarë të Kuvendit.

“Në 2017 Kuvendi përcaktoi 5 nënkryetarë, nëse nuk gabohem u zgjodhën vetëm 4. Tani kemi përcaktuar 5 nënkryetarë…kjo është numër, nuk do të thotë se të gjithë vendet për nënkryetarë do të mbushen. Jemi vend multietnik, duam të kemi përfaqësim të të gjithëve. Këtë problematikë që e ka hapur VMRO-DPMNE-ja në lidhje me nënkryetarët është vetëm për poena politikë. Le të heq dorë VMRO-DPMNE nga përfaqësuesi i tyre si nënkryetarë i Kuvendit, do të heq dorë edhe LSDM nga përfaqësuesi i saj për nënkryetar, dhe ja do të kemi vetëm 3 nënkryetarë”, tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button