Zaev: Gjatë javës tjetër do të kemi qeveri funksionale


Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re, sot dorëzoi në Kuvend propozimin për përbërjen dhe programin e Qeverisë së re. Zaev i shoqëruar nga 19 ministra, tha se përzgjedhjet në ekzekutiv janë kuadër i dëshmuar.

“Pres që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi të japë kohë të mjaftueshme që deputetët mirë të njoftohen me propozim-programin, por edhe biografitë e kandidatëve të propozuar, presim debat kualitativ në Kuvend dhe që këto propozime do të mbështeten nga shumica parlamentare, me çka nga java tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re funksionale”, theksoi Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button