Zaev: Kërkoj votëbesimin e Qeverisë!

Kryeministri Zoran Zaevnë seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar votëbesimin e Qeverisë. Kjo sipas tij vjen  pas pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se posedon shumicë në Kuvend, transmeton Alsat.

“Kërkoj nga ju deputetët në Kuvend, të votoni për mirëbesimin e Qeverisë. është radha që të ballafaqohemi dhe të pastrojmë , të shohim në vepër shumicën e paralajmëruar nga opozita”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev për votëbesimin u thirr në nenin 93, paragrafi 1 nga Kushtetuta, si dhe në nenin 217, paragrafi 2 nga Rregullorja e Kuvendit. Ndërkaq opozita ka kritikuar Zaevin pasi ai thirret në nenin 217, ku nuk parashihet debat para votëbesimit.

“Nuk kishit fuqi dhe guxim të shkonit me nenin 214, paragrafi 3 dhe të lejonit tre ditë debat këtu që të themi këtu të gjitha anomalitë e kësaj Qeverie”, tha mes tjerash Nikolla Mi9cevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button