Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus

Brenda periudhës 22 deri 28 shkurt është rritur për 56,4% numri i rasteve të reja me Kovid, ndërsa për 1% është rritur numri i të vdekurve. Të dhënat javore të Institutit për Shëndet Publik flasin për një valë të re të virusit posaçërisht dy javëve të fundit. Prezencë më e madhe e virusit është detektuar te moshat mbi 60 vjeç ndërkaq i lartë është numri edhe tek moshat 30-39. Komisioni për Sëmundje ngjitëse ka marrë vendim që të bëj një analizë, e cila do t’i detektonte shkaktarët e kthimit të numrit të lartë të rasteve duke mos përjashtuar as mundësinë e masave dhe rekomandimeve të reja.

Komisioni rekomandoi që të kemi forcim të kapaciteteve spitalore në nivel shteti. Forcim të kapaciteteve jo se ata nuk funksionojnë, por të përgatiten për një vale të re siç e shohim. Duhet të bëhet analizë më e thuktë rreth masave të reja që mund të merren apo vazhdim të këtyre masave. Shkak kryesor është mos respektimi I rekomandimeve- deklaroi SINKRON – Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Autoritetet ndërkohë as sot nuk shpalosën detaje të reja mbi furnizimin me vaksina. Derisa virusi po përhapet pa parashikime Maqedonia e Veriut ende larg imunizimit të popullatës.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button