Vazhdojnë përplasjet mes Sofjes dhe Shkupit pasi deklarimeve të presidentit Radev

Përplasjet mes Shkupit e Sofjes hynë në fazë serioze pas paralajmërimit të Presidentit të Bullgarisë për angazhimin e shërbimeve speciale në mbrojtjen e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë eskpertët e sigurisë. Sipas Lubomir Gjurcevskit, Radev paralajmëroi se do t’i shfrytëzojë të gjitha shërbimet që ka instaluar në Maqedoninë e Veriut për të krijuar tensione, me qëllim që para BE-së ta paraqesë vendin si jodemokratik.

- Advertisment -

Maqedonia duhet të jetë shumë vigjilente, shërbimet e sigurisë, veçanërisht Agjencia e inteligjencës që punon jashtë Maqedonisë. Inteligjencën që kemi në Bullgari të informojë në kohë për veprimet e mundshme, në mënyrë që inteligjenca në Maqedoni, Agjencia për Siguri Kombëtare t’i merr të gjitha masat për mbrojtje të rendit kushtetues të Maqedonisë. Pasi me këtë paralajmërim është e mundur të rrezikohet madje rendi kushtetues e të shkaktohen tensione. Ministria e Jashtme duhet të reagojë menjëherë, ta thirr ambasadorin bullgar dhe të dorëzoj notë proteste, sepse tani nuk është koha për krijim të tensioneve të reja në Ballkan!- tha  Lubomir Gjurçeski, Ekspert i sigurisë.

Ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Nikollovska nuk mund ta kuptojë se si shërbimet speciale do të mund t’iu ndihmonin bullgarëve ti realizojnë të drejtat. Ajo dyshon se paralajmërimi i Radevit ka prapavijë politike, ndërsa vetë Bullgaria i ka shkelur të drejtat e maqedonasve që jetojnë atje dhe i ka neglizhuar vendimet e Gjykatës së Strazburgut.

Pse këta njerëz nuk dorëzuan kërkesë para institucioneve shtetërore për realizimin e të drejtëve të tyre? Nëse vërtetë ekzistojnë vendime të institucioneve të Maqedonisë së Veriut me të cilat iu mohohen të drejtat, nesër-pasnesër do të mund që të drejtën ta kërkojnë edhe para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ka edhe një mundësi tjetër, por duhet të dëshmohet, në cilën mënyrë institucionet shtetërore e pamundësuan realizimin e një të drejte të caktuar të këtyre njerëzve që mendojnë se janë të diskriminuar dhe nuk iu pranohet përkatësia bullgare- pohoi  Margarita Caca Nikollovska, Ish Gjykatëse.

Shkak i paralajmërimit të Presidentit, Radev ishte raporti i Qendrës kulturore të Manastirit “Ivan Mihajllov”, sipas së cilës, qytetarë të Maqedonisë së Veriut diskriminohen vetëm për shkak se vetë-deklarohen si bullgarë. Presidenti, Pendarovski dhe Kryeministri, Zaev i hodhën poshtë akuzat për diskriminim, ndërsa paralajmërimet e Radevit i konsideruan përzierje në punët e brendshme dhe shkelje e parimeve të NATO-s.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button