Zaev: Mirëpresim vendimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal

Kryeministri, Zoran Zaev pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë në lidhje me menaxhimin pandemisë, tha se përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për lëvizje të qytetarëve vetëm me karta identiteti.

Më tepër: Zaev: Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia do të thellojnë bashkëpunimin kundër pandemisë, qytetarët do të lëvizin pa PCR test

“Shetasit tanë tashmë disa vite kanë mundësinë të udhëtojnë me kartë identiteti në Shqipëri dhe Serbi. Sot dua ta përshëndes marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, me çka shtetasit e dy vendeve do të mundet të udhëtojnë vetëm me kartë identiteti. Marrëveshje të këtilla e forcojnë bashkëpunimin rajonal”, pohoi Zaev.

Zaev theksoi se Kosova tashmë ka pranuar ftesën për bashkëpunim rajonal dhe se shpreson që së shpejti edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi do t`i bashkëngjiten kësaj nisme.

“Më vjen mirë që edhe Kosova ka pranuar ftesën dhe i është bashkangjitur procesit, për thellim të bashkëpnimit rajonal ndërsa besoj që shumë shpejtë do të na bashkëngjiten edhe Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button