Zaev në Bruksel, merr pjesë në Samitin e NATO-s

Sot në Bruksel, kryeministri Zoran Zaev do ta udhëheqë delegacionin e përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Samitin e NATO-s 2021.

Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotfuqishme në Samitin e NATO-s dhe Samiti i parë i NATO-s me 30 anëtare.

Në Samit, delegacioni qeveritar do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave dhe qeverive të Këshillit atlantik-verior. Krahas mbledhjes, delegacioni qeveritar do të realizoj edhe disa takime bilaterale.

LEXO EDHE:

Back to top button