Zaev: Për mua është një ditë historike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë konferencës me homologun e tij kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët mes dy  qeverie, tha se për të sot kjo është një ditë historike.

Ai tha po ashtu se Kosova është shtet i pavarur duke thënë më tej se ata i ndërtojnë pikëpamjet e tyre mbi to dhe i respektojnë ato pikëpamje.

“Për mua, sot është një ditë historike, në këtë konferencë të parë ndërqeveritare me 30 vjet pavarësi të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe 13 vjet pavarësi të Kosovës. Unë vetëm do të them se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ne i ndërtojmë pikëpamjet tona mbi to dhe i respektojmë ato pikëpamje. Si person, unë do të them se jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve, dëshmi e kësaj janë marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Prespës”, u shpreh Zaev./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button