Zaev: Seancat e Kuvendit duhet të mbahen online

I pyetur se si do të miratojë Kuvendi Rishikimin e Buxhetit duke marrë parasysh se dy deputetë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, kryeministri Zoran Zaev tha Kuvendi do të duhet të shqyrtojë opsionin për mbajtjen e seancave online.

“Votimi online është gjithmonë opsion, besoj se Kuvendi menjëherë do të kalojë në opsionin online, nëse bijën dakord sipas Rregullores, të ulen së bashku edhe mazhoranca edhe opozita. Qeveria mbledhjen të martën do ta mbaj online. Ne ende nuk kemi persona me simtome ose të infektuar në Qeveri ose në shërbimet që punojnë me ne, por me rekomandim të ministrit Venko Filipçe dhe KSI-së, na është thënë që të përgatitemi për senaca online. Besoj që edhe Kuvendi do të miratojë mbajtjen e senacave online”, pohoi kryeministri Zaev.

Ndryshe, përveç deputetit të BDI-së Ismail Jahoski, sot pozitiv me Covid-19 ka rezultuar edhe deputeti i LSDM-së, Laze Tanevski. Kjo përbën problem për shumicën parlamentare, e cila aktualisht si pasojë e infektimeve numëron vetëm 60 vota në Kuvend.

LEXO EDHE:

Back to top button