Zaev: Shteti ka nevojë për opozitë konstruktive, VMRO-ja rrezikon shëndetin e qytetarëve

Në opinion ekziston mendimi se Zaevit i konvenon Mickoski, që të mbetet në krye të VMRO-DPMNE-së, sepse kjo paraqet garanci për fitore të reja të LSDM-së. Ne jemi të vetëdijshëm se Mickoski nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve, por LSDM-ja mendon për shtetin dhe jo për interesat e saja partiake. Ndërsa për shtetin është mire që të ketë një opozitë progresive e cila nuk do ta frenoj përparimin, nuk do ta pengoj integrimin në Bashkimin Evropian, e cila do të jetë përgjegjëse dhe jo destruktive, tha mes tjerash lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në hapjen e Kongresit të 25 digjital të LSDM-së.

“Zhvillimet e fundit rreth Ligjit për mbrojtjen e popullatës është dëshmia e fundit për këtë. Mickoski po kundërshton masat, të cilat duhet të na mbrojnë shëndetin, me këtë hap Mickoski dhe kjo udhëheqësi e VMRO-së edhe njëherë dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm për vendin dhe popullin tonë. Kësaj radhe janë të rrezikshëm ndaj shëndetit publik, nuk e kanë të rëndësishme shëndetin e qytetarëve, me qëllim dhe vetëdije punojnë, që ta varrosin sistemin shëndetësorë. Këtë e bënin edhe në qeverinë teknike, e bëjnë edhe tani si opozitë në Kuvend”, tha Zaev duke shtuar se me veprimet e fundit Micksoki dhe partia e tij po dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm për shoqërinë, ndërsa kohëve të fundit po dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm edhe ndaj shëndetit të qytetarëve. Këtë e dëshmuan edhe kur ishin pjesë e qeverisë teknike po e dëshmojnë edhe tani si opozitë.

LEXO EDHE:

Back to top button